Dy persona të vdekur, 13 të lënduar – bilanci i aksidenteve të komunikacionit në rajonin e Tetovës

Maqedonia

Dy persona të vdekur, 13 të lënduar – bilanci i aksidenteve të komunikacionit në rajonin e Tetovës

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Dy persona të vdekur, 13 të lënduar si dhe 68 persona me lëndime të lehta janë bilanci i 80 aksidenteve të komunikacionit me këmbësorë që kanë ndodhur gjatë vitit 2017 në rajonin e Tetovës, informon zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski.

Gjatë vitit 2016 në këtë rajon ka pasur katër këmbësorë të vdekur, ndërsa numri i personave me lëndime trupore është në nivel të përafërt me vitin 2017.

Sipas të dhënave të kumtuara nga Josifovski, numri më i madh i aksidenteve me këmbësorë kanë qenë pasojë e shpejtësisë së tepërt, gjegjësisht mosrespektimi i rregullës për përparësi të këmbësorëve, por edhe për shkak të pakujdesisë së këmbësorëve.

“Duke pasur parasysh se edhe këtë vit kanë ndodhur disa aksidente me këmbësorë të lënduar, SPB Tetovë apelon deri te vozitësit që detyrimisht të japin përparësi për këmbësorët. Në të kundërtën do të përballen me gjobat përkatëse, që për këtë lloj të shkeljes së ligjit arrin në 30 euro.”, thotë Josifovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat