Në Shkup vazhdon pastrimi i rrugëve dhe sipërfaqeve të gjelbërta si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

Në Shkup vazhdon pastrimi i rrugëve dhe sipërfaqeve të gjelbërta si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Nga Qyteti i Shkupit sot informuan se do të relizohet aksion për pastrimin e qytetit, si larja e rrugëve për largimin e pluhurit të shtresuar në to dhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbërta publike në komunat Çair, Shuto Orizare dhe Butel si pjesë e masave për uljen e ndotjes.

“Vazhdojmë me zbatimin e masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit. Pluhuri i shtresuar nëpër rrugët e qytetit është njëri nga shkaktarët e ndotjes. Vitin e kaluar u organizua aksion për pastrimin e Shkupit dhe u larguan 3.000 metra kub mbeturina. Synojmë që ky pastrim të kalojë në një praktikë të rregullt, me të cilën rrugët në Shkup do të jenë çdoherë të pastra”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai poashtu i ftoi qytetarët të jenë më të përfshirë në luftën kundër ndotjes së ajrit në çdo mënyrë të mundshme dhe theksoi se asnjëra nga masat e caktuara vetë nuk e zgjidh problemin, por me më shumë masa të tilla dhe kyçje më aktive të qytetarëve dhe institucioneve bashkë, problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat