BPRM: Vazhdon rimëkëmbja e ekonomisë në Maqedoni

Maqedonia

BPRM: Vazhdon rimëkëmbja e ekonomisë në Maqedoni

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:42
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerësoi se në tremujorin e fundit vitin e kaluar ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet, si pasojë e aktivitetit në industri dhe tregti.

“Deri tani treguesit që janë në dispozicion me frekuentim të lartë për aktivitetin në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në përgjithësi çojnë në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë, pas rënies së aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe rimëkëmbje mesatare në tremujorin e tretë, kumtoi pas seancës së sotme Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë konstatim, sipas BPRM-së, potencojnë të dhënat për aktivitetin në industri dhe në tregti, ndërsa aktiviteti ndërtimor vazhdoi të zvogëlohet. Njëherit, sipas BPRM-së, në kushte më të mira ekonomike në tremujorin e fundit theksojnë edhe treguesit për sentiment ekonomik të subjekteve ekonomike.

Sipas BPRM, rreziqet rreth inflacionit të projektuar për këtë vit prej dy për qind, vlerësohen si të barazpeshuara.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, rezervat devizore kanë shënuar rritje, në kushte të lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe intervenimeve të BPRM-së me neto-blerje të devizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat