Prokurori kërkon arrest shtëpiak në vend të paraburgimit për aktorin Vllado Jovanovski

Maqedonia

Prokurori kërkon arrest shtëpiak në vend të paraburgimit për aktorin Vllado Jovanovski

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Jovan Cvetanovski deri te Këshilli i cili në Gjykatën e Apelit në Shkup sot e shqyrtoi ankesën për paraburgimin e aktorit Vllado Jovanovski për shkak të dhunës në Kuvend më 27 prill, kërkoi që aktori të lëshohet nga paraburgimi dhe t’i shqiptohet masë më e lehtë – sigurim i pranisë. Sipas Cvetanovskit, Këshilli i Gjykatës Themelore SHkupi 1 gjatë vazhdimit të masës së paraburgimit, në mënyrë të gabuar e ka vlerësuar gjendjen faktike.

Avokatët e Jovanovskit, Stavre Xhikov dhe Donço Nakov, oashtu kërkuar t’i ndërpritet paraburgimi i klientit të tyre. Nakov tha se është koha e fundit që të vërtetohen kriteret për caktimin e masës së paraburgimit nga gjykatat e shkallës së parë dhe të mos përgatiten zgjidhje identike për çdo rast.

Për dallim nga rasti i Jovanovskit, në dy rastet tjera në të cilat Gjykata e Apelit sot i shqyrtoi ankesat e Oliver Popovskit nga Drejtoria e Gjashtë dhe Goran Gjoshevskit, shef i sigurimit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, përfaqësuesit e Prokurorisë kërkuan nga këshilli tre anëtarësh që të konfirmojë masën për vazhdim të paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat