Kush është Renato, biznesmeni që i shpëtoi atentatit me eksploziv në varkën e peshkimit

Maqedonia

Kush është Renato, biznesmeni që i shpëtoi atentatit me eksploziv në varkën e peshkimit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:41
Ilustrim

Personi, të cilit iu vendos eksplozivi është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedentë të mëhershëm penal shkruan panorama. Renato Kadilli së bashku me vëllain e tij Enea janë arrestuar në vitin 2011 në aksin Tepelenë-Përmet me 50 kg marijuanë në makinë.

Burimet nga Policia e Përmetit në atë kohë raportonin se marijuana ndodhej e fshehur në dy automjete ku qarkullonin të arrestuarit. Në sediljen e pasme të automjetit BMË me targa TR 05 30 N që drejtohej nga Renato Kadilli, policia konstatoi dy çanta të mëdha shpine brenda të cilave kishte pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të llojit marijuana, dhe pjesa tjetër u gjet në makinën që drejtohej nga vëllai i tij Enea Kadilli.

Tre të rinjtë, pohuan asokohe se mallin narkotik e kishin siguruar në një rreth të Shqipërisë së Mesme por pa e identifikuar zonën. E gjithë droga, do të trafikohej drejt Greqisë nga pogradecarët përmes vijës së gjelbër kufitare në zonën e Leskovikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat