Ligji për duhanin diskutohet në komisionin për shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Ligji për duhanin diskutohet në komisionin për shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:37
Ilustrim

Komisioni parlamentar për shëndetësi do të mbajë seancën e radhës ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për mbrojtje nga duhani, në procedurë të shkurtuar-leximi i dytë.

Ligji është propozuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Qëllimi i këtij propozimi është heqja e një pjese të një paragrafi të ligjit që përcakton hapësirën për duhanpirje jashtë objektit hotelierik.

Hotelierët dhe mjekët kishin mendime të ndryshme në diskutimin e mbajtur në dhjetorin e kaluar. Mjekët thonë se me ligjin e tanishëm është arritur rezultat poziriv për uljen e duhanpirjes te të rinjtë dhe se ligji i ri do të ndikoj negativisht.

Kurse hotelierët thonë se ligji ka të bëjë vetëm me periudhën katërmujore kur ndikojnë kushtet natyrore dhe kur ligji i tanishëm, sipas tyre, zbatohet në mënyrë selektive nga inspektorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat