VMRO-ja kërkon liri për ‘patriotët’

Maqedonia

VMRO-ja kërkon liri për ‘patriotët’

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:07
VMRO-DPMNE

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar për paraburgimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në dhunën në Kuvend më 27 prill. Nga partia thonë se ata janë patriotë të cilët akuzohen politikisht dhe të lirohen. Sipas tyre rasti është konstruuar që të ndiqen dhjetëra njerëz të pafajshëm për veprën e fabrikuar për “terrorizëm”.

“Gjyqi ka para vetes mjaft argumente që flasin se vepra ‘terrorizëm’ për të cilën ngarkohen patriotët është rast i montuar. Gjyqi në bazë të argumenteve dhe ligjeve duhet të shfuqizojë paraburgimet dhe t’i jep fund këtij rasti politikisht të montuar”,kanë thënë në VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat