50% e qytetarëve të Maqedonisë janë euroskeptik

Maqedonia

50% e qytetarëve të Maqedonisë janë euroskeptik

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Hetimet e “Horizon 2020” që janë bërë në programin e BE-së në lidhje me atë se si banorët e Ballkanit Perëndimor e shohin qasjen në BE, tregojnë që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, janë të ndarë në mendime rreth kësaj çështje.

Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qyetarëve të Maqedonisë janë euroskeptikë, ndërsa më pas vijnë qytetarët e Bosnjës dhe Malit të Zi, edhe pse Podgorica është afër hyrjes në BE.

Në rajon qytetarët serb janë më euroskeptikët (60 për qind), duke vlerësuar se nga BE-ja përfitojnë vetëm ata që janë të pasur dhe të fuqishëm, si dhe hyrja në BE do të rrezikonte kulturën dhe identitetin e tyre.

Për dallim nga ata, një përqindje e madhe e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk mendojnë se BE-ja do të ndikojë keq tek kultura, identiteti apo ekonomia e tyre.

Predrag Cvetiçanin, sociolog dhe koordinator i aktiviteteve hetuese në kuadër të projektit “Tejkalimi i hendekut mes institucioneve formale dhe joformale në Ballkan”, deklaroi se ekzistojnë arsye për skepticizmin e një pjese të banorëve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat