Propozim thelbësor që do të ketë zhvillime në tejkalimin e dallimeve rreth emrit, presin qeveritë në Shkup dhe në Athinë prej ndërmjetësit të OKB-së, Methju Nimic në raundin e ardhshëm të bisedimeve për më 17 janar në Nju Jork.
Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotcijas, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se është e mundshme zgjidhja.
Ata biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve si edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.
Ata ranë dakord të kenë rol më të drejtpërdrejtë në bisedimet për tejkalimit e dallimeve rreth emrit.
Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontestin më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtimin e besimit, gjithashtu ishin në fokus të takimeve midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.