”Të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, nga Maqedonia”

Maqedonia

”Të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, nga Maqedonia”

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:07
Maqedoni

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka përgatitur projektin ”Ndihma në rrugë-nxitje e mbrojtjes së të drejtave njerëzore të migrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi”.

Qëllimi i projektit është promovimi më i fuqishëm dhem brojtja e të drejtave të njeriut të migrantëve, përfshi edhe kërkuesit e azilit, që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi.

Projekti kërkon që të veprohet ndaj perceptimit publik për migrantët në Maqedoni, pasi që ende ekzistojnë paragjykime, pastaj të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, si edhe të punohet në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve të cilat duhet të respektohen nga ana e institucioneve dhe qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat