LSDM-ja propozon zvogëlimin e shpenzimeve rrugore të deputetëve

Maqedonia

LSDM-ja propozon zvogëlimin e shpenzimeve rrugore të deputetëve

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:55
LSDM

Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi iniciativë për zvogëlimin e shpenzimeve rrugore të deputetëve, infromoi kordinatori i grupit parlamentar Tomislav Tuntev.

Si tha Tuntev, me iniciativën e tyre propozohet që shpenzimet për rrugë nga 30% të zvogëlohen në 15%.

Për këtë është e nevojshme ndërrimi i ligjit për paga për funksionerët e emëruar dhe ligji për deputetët.

“Ashtu si premtuam e dorëzojmë iniciativën dhe dëshirojmë që të zhvillohet debat, të inkuadrohet opozita. Zgjidhjen mbi këtë aspekt do ta propozojmë dhe do të ketë qëllim që të i vihet fund manipulimeve dhe shpekulimeve në opinion.

Kryetari Talat Xhaferi e ka propozoim, që nga 1 Dhjetori, por deri tani nuk është deklaruar asnjë grup parlamentare” tha Tuntev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat