LSDM: Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të popujve jo shumicë

Maqedonia

LSDM: Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të popujve jo shumicë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:31
LSDM

LSDM-ja me një kumtesë reagoi ndaj konferencës së sotme të mbajtur nga ana e OBRM-PDUKM-së në lidhje meLigjin për përdorimin e gjuhëve ku thanë se ligji në fjalë është jokushtetues dhe bën favorizim të një populli pakicë mbi popujt tjerë.

“OBRM-PDUKM-ja nuk ka kapacitet t’i tejkalojë politikat e krijimit të tensioneve dhe ndarjeve artificiale ndërmjet qytetarëve dhe këto kanë qenë veçori e kësaj partie gjatë viteve të kaluara. Ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë plotësisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentit 5”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se ky ligj ka karakter bashkues dhe do të jetë në dobi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe se gjuhët janë mjet i mirëkuptimit dhe kjo sjell zhvillim të vendit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk favorizon asnjë popull, por e avancon përdorimin e të gjithë gjuhëve të bashkësive joshumicë në Maqedoni. Jemi të bindur se qytetarët në institucionet publike duhet të kenë mundësinë të flasin në gjuhën e tyre”, thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat