Ky është drejtori që bëhet i shurdhër ndaj vendimit të ASH-së dhe Selës!

Maqedonia

Ky është drejtori që bëhet i shurdhër ndaj vendimit të ASH-së dhe Selës!

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:24
Sami Mena

Pas përjashtimit nga qeveria të Aleancës për Shqiptarët, lideri i kësaj partie Zijadin Sela, kërkoi publikisht nga të gjithë kuadrot e Aleancës,  që ishin nëpër poste drejtuese, të japin dorëheqje.

Ky vendim u respektua nga të gjithë, duke filluar nga zv/ministrat, sekretar shtetëror, drejtorë e deri te drejtorët lokal, por,  si duket, vetëm nga drejtori i Institutit të Nefrologjisë, Sami Mena, ky vendim nuk u respektua, shkruajnë portale të afërta me BDI.

Sipas portalit AIN që udhëhiqet nga Artin Spahiu, me këtë veprim apo mos dëgjueshmëri të z.Mena, tregohet edhe njëherë se pas daljes nga qeveria të Aleancës për Shqiptarët, brenda anëtarësis ka filluar të shprehen pakënaqësi dhe shihet një qasje kritike ndaj liderit Sela dhe retorikës së tij të papërgjegjëshme në raport me aktorë dhe situatat poliike, gje që e bëri që Aleanca për Shqiptarët të humb besimin nga partnerët qeveritar, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Sami Mena është një kuadë i cili për 10 vite ,gjatë qeverisjes së BDI-së me VMRO-në ishte drejtor i Nefrologjisë dhe pasi u shkarkua nga drejtori në vitin 2016 ai kaloi në ASH për t’u emëruar  në vitin 2017 përsëri drejtor në Nefrologji si kuadër i saj. Por nga ana tjetër për të qenë ky lajm i saktë pritet që të deklarohet drejtori i këtij instituti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat