Ish funksionarët “e zëshëm”, pa koment për VMRO-në

Maqedonia

Ish funksionarët “e zëshëm”, pa koment për VMRO-në

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:27
VMRO-DPMNE

Njerëzit e afërt të ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Antonio Miloshovskit, Ilia Dimovskit, Trajko Veljanovskit, Nikolla Popovskit dhe të tjerë nuk pranuan sot që të flasin dhe të sqarojnë se cili do të jetë roli i mëtejmë i tyre në parti.

Një ditë më parë, ata mbetën jasht përbërjes së Komiteti Ekzekutiv të partisë. I vetmi që u përgjigj ishte Ilia Dimovski, i cili shkurt tha se nuk do të komentojë, të paktën sot, vendimin e mbrëmshëm të Komitetit Qendor.

Largimi i personave më të zëshëm, nuk përbën rrezik për përçarje në parti, thotë anëtari i sapozgjedhur i Komitetit Ekzekutiv, Konstadin Bogdanov nga radhët e të ashtuquajturve reformatorë të VMRO-së.

"Nuk besojë se do të ketë ndarje të partisë pasi që tani është koha e bashkimit të së njëjtës dhe vazhdimit tutje të bashkuar me forca të përbashkëta në vendosjen e një bazamenti të fortë për të ardhme sa më të mirë të partisë. E gjithë kjo do të bëhet me ndërrimin e statutit të partisë. është normale procesi i zëvendësimit të forcave brenda partisë duke filluar nga organet më të larta deri tek ata më të ulëta. Ashtu që tani më presim ri-zgjedhje të organeve më të vogla si komitetet komunale, komiteti qendrorë në të ardhmen e afërt në pajtim me nenet e reja që do të implementohen në statusin aktual" – deklaroi Konstadin Bogdanov, Anëtarë i Komitetit Qendrorë.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Qëndrorë të partisë, u vendos që sh drejtor i NTP-së do të jetë sekretar gjeneral i partisë, nënkryetar u zgjodhën Aleksandër Nikollovski, Mitko Jançev dhe ish ministri Vllado Misajllovski.

Ndër anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv janë Vllatko Gjorçev, Trajko Sllavevski, Toni Mihajllovski, Daniella Rangellova, Aleksandër Nikollovski, Ane Llashkovska, Koce Trajanovski, etj. Kreu i saj Hristijan Mickovski, nuk përjashtoi mundësinë që përveç këtyre 26 anëtarëve të ti, Komisteti Ekzekutiv në të ardhmen të zgjedhohet edhe me emra të tjerë.

Ndryshimet e kuadrove bëhen në kohën kur deputetët e VMRO-DPMNE-së po bojkotojnë Parlamentin, deri në lirimin e të anëtarëve të kësaj partie nga paraburgimi. Së shpejti VMRO-DPMNE-ja do të ndryshojë edhe statutin e partisë, në pajtim me partitë simotra evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat