Avokatët besojnë në rigjykim të drejtë për rastin “Monstra” - Bota Sot
Avokatët besojnë në rigjykim të drejtë për rastin “Monstra”

Maqedonia

E premte, 20 prill 2018

Avokatët besojnë në rigjykim të drejtë për rastin “Monstra”

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:54
“Monstra”

Avokatët e të pandehurve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, presin një gjykim të drejtë nga Këshilli i ri gjyqësor i kryesuar nga gjyqtari Ognen Stavrev. Procesi fillon nga e para, pasi Gjykata Supreme e shfuqizoi aktgjykimin e gjykatave më të ulëta dhe e ktheu lëndën në Gjykatën Penale. Avokati Asmir Alispaq është i bindur se ata mund të dëshmojnë se të pandehurit nuk kanë lidhje me masakrën që ndodhi gati gjashtë vjet më parë.

“Rigjykimi do të thotë fillim, në aspektin e paraqitjes së dëshmive, në pjesën e dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive materiale, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive verbale, do të thotë procedura fillon nga e para”, deklaroi Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.

Për Alispahiqin, vendimi i Supremes për ti shfuqizuar aktgjykimet e gjykatave më të ulëta, është dëshmi e mjaftueshme se procedura është kryer me lëshime serioze në vendimmarrje si në Penale ashtu edhe në Gjykatën e Apelit.

“Momenti kryesor është në mosparaqitjen e makinës Opel Omega, për të cilën vërtetë prokuroria pretendon se është dëshmia kryesore, dhe ne si mbrojtje nuk e kemi parë fare, pastaj deklaratat kontradiktore të dëshmitarit të mbrojtur dhe shumë lëshime tjera për të cilat në procedurat e mëparshme, pavarësisht nga paralajmërimet tona gjykata mbeti në qëndrimin se duhet të dënohen”, tha Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.

Pas vendimit të Supremes për rigjykim, nga burgu u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët dy herë në javë paraqiten në Gjykatë. Në procedurën e mëparshme gjyqësore të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa dy të akuzuarit e parë u arratisën. Ata ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u vranë pesë persona.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test