Ekonomistët nuk pajtohen me Eurobondin e ri - Bota Sot
Ekonomistët nuk pajtohen me Eurobondin e ri

Maqedonia

E premte, 20 prill 2018

Ekonomistët nuk pajtohen me Eurobondin e ri

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Lëshimi i Eurobondit të ri prej gjysmë miliard euro në fillim të këtij viti, sipas ekonomistëve hap dyshime për ekonominë e vendit.

Ata dyshojnë se ka probleme me të ardhurat dhe në mbledhjen e tatimeve, kështu që deficiti buxhetor i vitit të kaluar dhe ky i këtij viti duhet të kompensohet nga kredi të reja.

Bytyqi thotë se tani është shumë e rëndësishme të monitorohet realizimi i investimeve kapitale dhe mënyra për çfarë do të shpenzohen para nga kredia e re. Sipas tij, në qoftë se shumica e fondeve do të jenë për projektet e reja kapitale që do ta lëvizin ekonominë e fjetur vendore, atëherë huamarrja është e justifikuar. Realisht do të sjellë të holla të reja në ekonomi, por edhe te qytetarët. Bytyqi tha se qeveria ndoshta një pjesë të parave që u desh ti marrë, dëshiron ti lë për kreditimin e ekonomisë që ishte një nga kërkesat e odës ekonomike.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje u justifikua se fillimi i vitit për huamarrje u zgjodh për shkak se normat e interesit në tregjet e huaja ishin të favorshme. Prandaj vendi mund të përballojë një barrë të tillë financiare, sidomos se interesi i kredisë është më i ulët se rritja e pritur e ekonomisë së vendit.

"Nuk është e njëjtë nëse çmimi i eurobondit do të jetë 5 ose 7 për qind, ose si tani 2.75 për qind në këtë eurobond. Për herë të parë me këtë normë interesi, Maqedonia ka një normë interesi më të ulët se rritja e pritshme ekonomike në vend. Kjo do të thotë se rritja duhet ta reduktojë borxhin" – deklaroi  Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Përndryshe, me Eurobondin e ri do të ketë më shumë para për paga më të larta në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe armatës. 

Janë paraparë edhe një pjesë e këtyre parave për projekte kapitale të tilla si infrastrukturë hekurudhore dhe rrugore, por edhe përshpejtimin e gazifikimit të Maqedonisë. 

Me një pjesë të parave do të shlyhen borxhet e vjetra. Ky është eurobondi i gjashtë i lëshuar nga shteti. E para dhe e fundit janë nënshkruar nga ministrat e LSDM-së dhe katër nga ministrat e VMRO – DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test