Nikolloski: Nëse arrijmë të ndërtojmë parime të partneritetit me shqiptarët, Maqedoni ka ardhmëri të qëndrushme

Maqedonia

Nikolloski: Nëse arrijmë të ndërtojmë parime të partneritetit me shqiptarët, Maqedoni ka ardhmëri të qëndrushme

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:16
Aleksandar Nikolloski

Aleksandar Nikolloski, njëri nga tre nënkryetarët e rinj të OBRM-PDUKM-së, vlerëson se partia e tij gjithmonë ka qenë e përkushtuar në integrimet evropiane dhe ka dëshiruar një Maqedoni të pavarur që do të jetë aleate me shtetet perëndimore.

“Ajo është baza mbi të cilën e ndërtojmë politikën e re të OBRM-PDUKM-së, kjo nënkupton aleancë të fuqishme me shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, partneritet me SHBA-të dhe fuqitë tjera të mëdha. Ne detyrimisht kemi parimet dhe vlerat tona dhe do të mundohemi që ato t’i prezantojmë para partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi për Sitel nënkryetari Nikolloski.

Ai poashtu foli për marrëdhëniet e OBRM-PDUKM-së me partitë shqiptare në të ardhmen, duke thënë se politikat e ekskluzivitetit ose politika të detyrimit, siç është votimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve mund vetëm t’i largojnë.

“Nevojitet partneritet i fuqishëm dhe mirëkuptim, nuk duhet të ketë majorizim të shumicës mbi pakicën dhe e kundërta, nuk duhet të ketë majorizim të pakicës mbi shumicën. Nëse ndërtojmë parime të vetme të partneritetit, atëherë Maqedoni ka ardhmëri të qëndrushme”, tha Nikolloski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat