Padi penale për ish-kryetarin e Kriva Pallankës - Bota Sot
Padi penale për ish-kryetarin e Kriva Pallankës

Maqedonia

E shtunë, 20 janar 2018

Padi penale për ish-kryetarin e Kriva Pallankës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Policia e Kumanovës ka dorëzuar në Prokurorinë Publike padi penale kundër ish kreut të Komunës së Kriva Pallankës, Arsenco Aleksovski dhe kundër ish drejtorit të Shkollës së Mesme “Gjorce Petrov” për keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe falsifikim të dokumentacioneve.

“Dy të dyshuarit në periudhën prej 2009 deri në maj të vitit 2013 dy herë kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, në atë periudhë si kryetar i komunës së Kriva Pallankës duke vepruar kundër vendimeve të qeverisë lidhur me projektin e ndërtimit të 35 sallave sportive në listë kanë vendosur dhe komunën e tyre për ndërtimin e një salle në pronë të komunës dhe shfrytëzim të shkollës së mesme”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga MPB.

Sipas policisë, ato më 29 maj të vitit 2009 kanë nënshkruar dhe pregaditur dokumentacion të rrejshëm marrëveshje kjo me Agjencinë për sport dhe rini si investitor i projektit. Më tej, në dokumentacion kanë theksuar se salla do të ndërtohet në oborin e shkollës së mesme Gjorce Petrov në të cilën tashmë ka pasur të ndëruar sallë sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test