68 për qind e grekëve janë kundër termit “Maqedoni” për çështjen e emrit

Maqedonia

68 për qind e grekëve janë kundër termit “Maqedoni” për çështjen e emrit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:52
Ilustrim

Pothuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk e pranojnë termin “Maqedoni” të jetë si opsion për emrin, paralajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sipas hulumtimit të Agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto Tema”; 68 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen se a duhet Greqia të pajtohet për emrin e përbërë me termin Maqedoni. Përgjigje pozitive kanë dhënë vetëm 23.6 për qind e të anketuarve.

“Nuk e do shoqëria greke nga Evros deri në Krit, as përkrahësit e SIRIZA-s (64 për qind). 68 për qind JO për emrin Maqedoni, shkruan gazeta javore “Proto tema” në ballinë, duke u bazuar në anketë.

Nga ato që janë përgjigjur negativisht për termin Maqedonia, sipas rezultateve 63.8 janë votues të partisë në pushtet SIRIZA, ndërsa e ngjashme është klima edhe te ato që në zgjedhje në vitin 2015 kanë votuar për opozitën Nova demokratia, 67 për qind janë kundër fjalës “Maqedoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat