Grupe punë për zgjidhjen e kontestit 25 vjeçar

Maqedonia

Grupe punë për zgjidhjen e kontestit 25 vjeçar

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:37
Çështja e emrit, pozitat e Maqedonisë dhe të Greqisë,

Dimitrov informoi se Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar të formojnë grupe të punës, të kryesuara prej ministrave të Punëve të Jashtme të cilët do të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25-vjeçar me emrin

Çështja e emrit, pozitat e Maqedonisë dhe të Greqisë, si edhe pritjet për atë se çfarë ndryshimesh do të pasojnë në rajon pas zgjidhjes së këtij kontesti 25-vjeçar edhe më tej janë temë kryesore në opinion në të dyja shtetet. Ministri Dimitrov në një intervistë për “Rojters” informoi se Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar të formojnë grupe të punës, të kryesuara prej ministrave të Punëve të Jashtme të cilët do të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25-vjeçar me emrin.

“Është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për ne. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i bindur kolegët tanë grekë se ekziston distinkcion i qartë midis vendit tonë dhe rajonit të tyre, i cili e përfshin Greqinë Veriore”, shtoi Dimitrov, i cili pret takimi i parë të mbahet muajin e ardhshëm. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Maqedonia e cila prej vitit 2005 e ka statusin e kandidatit për anëtarësim, shpreson se në qershor do të marrë datë për fillimin e negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, nga ana tjetër, në një intervistë për radion Selaniku, potencoi se ndryshimi i emrit kushtetues, përdorim në brendi të vendit dhe angazhim i qeverisë pas vetes ta lë irredentizmin, janë kërkesa prej Athinës zyrtare për arritjen e zgjidhjes.

“Pozita jonë është një emër, erga omnes, që do të përdoret për të gjithë, ndërsa fqinjët tanë do ta përdorin në brendi, gjegjësisht do të ekzistojë edhe ndryshim i emrit kushtetues që të mund të gjendemi në fushën e zgjidhjes”, thotë Xanakopulos për radion dhe shton se Greqia nuk mund ta pranojë retorikën irredentiste prej të kaluarës. Çështja e emrit hapi edhe front të ri në Greqi, midis Qeverisë dhe kishës. Kisha Ortodokse greke nuk pajtohet termi Maqedoni të jetë pjesë e emrit, pasi që kështu do të ishte pjesë përbërëse edhe e emrit të kishës së Maqedonisë. Gazeta ruse “Komersant”, ditë më parë publikoi se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së kontestit 25-vjeçar gjë që do të çojë drejt ndryshimeve serioze gjeopolitike në Ballkan. “Në korrik Shkupi me siguri do të marrë ftesë për në NATO, ndërsa në vitin 2019 do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës”, shkruan “Komersant”, duke theksuar se marrëveshja përfundimtare mund të arrihet javën e ardhshme dhe se vendi me siguri do të quhet Maqedonia e Re. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat