Gjendja e komunikacionit sot në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit sot në Maqedoni

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë me lagështi në veri, veriperëndim dhe perëndim të vendit.

Në pjesën tjetër të vendit, rrugët janë vende-vende me lagështi. Dukshmëria e rrugëve është ulur në Strathë dhe Kodrën e Diellit deri 100 metër. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Ekipet e ndërmarrjes publike ”Rrugët e Maqedonisë” janë në angazhim të vazhdueshëm për të pastruar rrugët nda bora e pakët. Shoferët të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat