Gjykata Penale: Vasillevski, Arnaudov dhe Ilievski nuk mbajnë grevë urie

Maqedonia

Gjykata Penale: Vasillevski, Arnaudov dhe Ilievski nuk mbajnë grevë urie

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Deputetët e paraburgosur për ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Sasho Vasillecski dhe Luben Arnaudov, si dhe organizatori i protestave për “Maqedoni të Përbashkët” Bogdan Ilievski për momentin nuk mbajnë grevë urie, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Penale, njofton Portalb.mk.

Lajmi u shpërnda nëpër media për shkak se familjarët dhe miqtë e tyre nëpër rrjetet sociale shkruajnë për grevën e tyre. Paraburgimi i tyre është vazhduar edhe për 30-ditë, ndërsa Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e tyre me të cilat kërkuan masë më të butë. Ata janë ty dyshuar për “terrorizëm” dhe “kërcënim të sigurisë dhe rendit kushtetues” për shkak pjesëmarrjes së tyre në ngjarjet e 27-prillit.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat