Administrata, reforma urgjente në 4 fusha

Maqedonia

Administrata, reforma urgjente në 4 fusha

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:01
Damjan Mancevski

Planifikim strategjik, koordinim horizontal i të gjithëve në administratë, reforma të posaçme për përmirësimin e komunikimit mes institucioneve dhe komunikimit me qytetarët. Këto janë 4 fushat e përgjithshme në të cilat duhet zbatuar reformat në numër më të madh, kështu u shpreh ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mancevski duke shtuar se Strategjia e reformave do të përfshij të gjitha institucionet.

Ky është hapi i parë që e marrim në një proces të madh që kemi hyrë dhe i cili fatmirësisht apo fatkeqësisht mendoj që nuk do mbaroj asnjëherë sepse reforma në administratë është një protestë e cila do vazhdoj edhe kur të mbaroj implementimi I kësaj strategjie katërvjeçare do vazhdojmë të punojmë edhe më tej me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira dhe shërbim më të mirë nga administrata -deklaroi Damjan Mancevski, Ministër i shoqërisë informatike dhe administratës .

Nga ministria e Shoqërisë Informatike, premtojnë depolitzimin e administratës.

Të gjitha këto fusha janë fusha që bazohen për përmirësimin e administratës dhe së bashku me principin e pestë, menaxhimi me financat publike e bëjnë esencën e fushës që në një kuptim më të gjerë do të thotë reforma në administratën publike, nëse i shohim të gjitha këto fusha do na sjellin tek një pikë e përbashkët që nënkupton administratë të depolitizuar dhe profesionale e cila do ju ofroj shërbime më kualitative dhe më efikase qytetarëve dhe bizneseve – tha Biljana Nikolovska- këshilltare në kabinetin e Mancevskit.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë ka organizuar debat publik për draft versionet e Strategjisë për reforma të administratës publike “Plani aksionar për strategji 2018-2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat