Petkov: Bullgaria e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë

Maqedonia

Petkov: Bullgaria e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:36
Ivan Velikov Petkov

Bullgaria dëshiron që Maqedonia së shpejti të merr datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Kështu tha ambasadori bullgar, Ivan Velikov Petkov në Komisionin për Çështje Evropiane duke prezantuar prioritetet e presidencës së Bullgarisë me Këshillin Evropian gjatë 6 muajve të ardhshëm.

"Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, përpjekjet e kryeministrit, të gjithë institucioneve, sektorit civil, opozitës të arrijnë qëllimin e tyre strategjik. Gjatë presidencës bullgare presim të plotësohen kriteret për anëtarësim me qëllim që të fitohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duam një opozitë të fuqishme, që do të bështesë reformat. Për shkak se nëse dështojnë reformat, do të dështojë i gjithë vendi" – tha Ivan Velikov Petkov, Ambasador i Bullgarisë.

Edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar porositi forcat politike që bashkërisht të realizojnë reformat e nevojshme, në mënyrë që vendi të shfrytëzon këtë mundësi historike që ka për tu bashkuar me BE-në. Ai theksoi nevojën e posaçme të opozitës të kontribuojë në këtë proces.

"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimos kanë mundësi unike të bëjnë progres të madh në rrugën europiane. Kjo u konfirmua nga Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogerini e cila tha se 2018-ta do të jetë një vit krucial për ta konsoliduar zgjerimin e BE-së. Do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën. Reformat kërkojnë dialog të përhesrshëm mes pushtetit dhe opozitës, shoqërisë civile, akademisë, me të gjithë sekrorët relevantë të shoqërisë. Kemi parë disa shenja pozitive të inkluzivitetit konstruktiv dhe kjo frymë duhet të jetë bindëse" – deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nga ana tjetër porositi opozitën të mos i bëjë obstruksione reformave, pasi këto do të dëmtonin të ardhmen europiane të vendit. Ndërkaq përsëriti pritjen që Maqedonia gjatë presidencës së Bullgarisë me BE-në të jetë pjesë e Strategjisë për Zgjerimin e BE-së.

"Nuk fshehim pritjen që Strategjia për zgjerimin e BE-së 20-25 për të qenë plotësisht kredibile duhet të hapë një proces të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë vendet e interesuara, duke respektuar perspektivën e qartë europiane të Maqedonisë. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund të presim që problemet tona të brendshme t’i zgjidh dikush tjetër, reformat tona duhet t’i realizojmë vetë ne në mënyrë që të jenë të qëndrueshme, të pakthyeshme dhe inkluzive" – tha Bujar Osmani, Zv/kryeminstër për Çështje Evropiane.

Nga fillimi i janarit të këtij viti e deri në fund të qershorit Bullgaria do të udhëheq me Këshillin e BE-së. Me ç‘rast pos Ballkanit Perëndimor prioritet do të ketë të rinjtë, politikën e sigurisë dhe stabilitetit si dhe ekonominë digjitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat