Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Bullgari-Maqedoni

Maqedonia

Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Bullgari-Maqedoni

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:55
Bojko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Përmes një deklarate me shkrim deri te Kuvendi i Maqedonisë, Borisov tha se edhe Maqedonia tregoi se dëshira e tyre për të ndërtuar marrëdhënie moderne evropiane në bazë të besimit të ndërsjellë është i përbashkët.

“Ratifikimi i Kuvendit të Maqedonisë paraqet një vazhdim të natyrshëm të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në Shkup mes qeverive tona, si dhe të dialogut konstruktiv të përcaktuar me nënshkrimin e nëntë dokumenteve gjatë kohës së seancës së përbashkët mes dy qeverive në Strumicë”, tha Borisov në urimin e tij.

Kryeministri bullgar tha se e ardhmja evropiane e Maqedonisë do të jetë ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë gjatë presidencës së saj me BE-në dhe më tej.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e sotme votuan për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Deputetët e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në punën e Parlamentit.

Kujtojmë se kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, në gusht të vitit të kaluar në Shkup nënshkruan Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat