Kalon ligji i amnistisë, 670 të burgosur në liri

Maqedonia

Kalon ligji i amnistisë, 670 të burgosur në liri

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Kuvendi në seancën e sotme plenare ka votuar ligjin për amnisti me çka zvogëlohet dënimi me burg të burgosurve.

Me këtë ligj lirohen nga dënimi persona të burgosur të cilëve u është shqiptuar dënimi deri më 6 muaj. Ata që kanë mbi 6 muaj lirohen me 30 për qind nga dënimi i përgjithshëm.

Amnistia nuk u dedikohet personave të dënuar me aktvendim si: burg i përjetshëm, vrasje, përdhunim apo pedofili, terrorizëm dhe vepra kundër shtetit, vepra penale kundër rendit publik apo kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Amnistia nuk u referohet as edhe personave që veprat penale i kanë bërë pas 20.09.2017.

Të dhënat statistikore tregojnë se do të lirohen nga vuajtja e dënimit afërsisht 670 persona të dënuar të dënuar me burg deri 6 muajsh, ndërsa 3097 personave tjerë do u ulet dënimi për 30%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat