Maqedonasit "bllokojnë" gjuhën shqipe nga Amerika

Maqedonia

Maqedonasit "bllokojnë" gjuhën shqipe nga Amerika

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:23
Ilustrim

Disa shoqata maqedonase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar para ambasadës maqedonase në Washington.

Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë ka protestuar në lidhje me temat më të ndjeshme, të cilat janë prezente në tryezën e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë.

Disa nga “vatrat” që shqetësojnë më shumë maqedonasit që jetojnë në shtetet e Washington, Maryland, Virginia dhe Neë Jersey, si kryefjalë të bashkimit ishin çështja e emrit me  Maqedoninë, por edhe votimi i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe me 69 vota pro.

Diaspora maqedonase i ka dorëzuar ambasadorit, Vasko Naumjovski një sërë pikash, të cilat kërkohen t’i dërgohen Qeverisë së Maqedonisë dhe njëherësh  Kuvendit.

Diaspora konkretisht ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve për emrin, “Veto” të kryetarit Ivanov për ligjin për gjuhët, regjistrimin e popullsisë, mos ndryshimin e historisë dhe statusit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, si edhe të kenë kujdes për maqedonasit në shtetet fqinje të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat