Maqedoni, reforma urgjente në katër fusha në administratë

Maqedonia

Maqedoni, reforma urgjente në katër fusha në administratë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 22:37
Ilustrim

Planifikim strategjik, koordinim horizontal i të gjithëve në administratë, reforma të posaçme për përmirësimin e komunikimit mes institucioneve dhe komunikimit me qytetarët.

Këto janë katër fushat e përgjithshme në të cilat duhet zbatuar reformat në numër më të madh, sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mancevski, duke shtuar se strategjia e reformave do të përfshijë të gjitha institucionet.

“Ky është hapi i parë që e marrim në një proces të madh që kemi hyrë dhe i cili fatmirësisht apo fatkeqësisht mendoj që nuk do mbaroj asnjëherë sepse reforma në administratë është një proces i cili do vazhdoj edhe kur të mbarojë zbatimi i kësaj strategjie katërvjeçare”, tha Mançevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat