Katër komunat që nuk janë nën kontrollin e BDI-së takohen me investitorë amerikano-gjermanë

Maqedonia

Katër komunat që nuk janë nën kontrollin e BDI-së takohen me investitorë amerikano-gjermanë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:21
Takimi

Nga Komuna e Zhelinës bëjnë të ditur se nesër në zyrat e kësaj komune kryetarët e katër komunave shqiptare, asaj të Zhelinës, të Bogovinës, të Vrapçishtit dhe të Gostivarit, do të realizojnë një takim me një fondacion amerikano-gjerman ku temë diskutimi do të jenë disa projekte dhe investime me investitor potencial në këto katër komuna.

Në takim do bëhet fjalë për projekte në sfera të ndryshme.

Nga kjo komunë nuk japin më shumë hollësi në lidhje me takimin e nesërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat