Sulmuesi i Sheqerinskës kërkon ulje të dënimit

Maqedonia

Sulmuesi i Sheqerinskës kërkon ulje të dënimit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:52
Radmilla Sheqerinska

Pançe Angellov, sulmuesi i ministres aktuale të mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, gjatë ngjarjeve të 27 prillit, sot në seancë publike në Gjykatën e Apelit përmes avokatit të tij do të kërkojë ulje të dënimit.

Në ankesën e avokatit, thuhet se i dënuari ankohet për kualifikimin e akuzës pas pranimit të fajësisë.

Angellov u akuzuar për veprën penale “dhunë” dhe u dënua me 4 vite burg. Gjykatësi gjatë shqiptimit të aktakuzës tha se janë marrë parasysh edhe rethana tjera rënduese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat