NATO vlerëson si optimiste ngjarjet e fundit për çështjen e emrit

Maqedonia

NATO vlerëson si optimiste ngjarjet e fundit për çështjen e emrit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Ngjarjet e fundit në lidhje me çështjen e emrit janë optimiste dhe ne i mbështesim hapat e mëtejshëm për gjetjen e zgjidhjes, ka deklaruar përfaqësues i NATO-s, për gazetën greke “Etnos”.

Sipas tij, akoma është herët të thuhet nëse Maqedonia do të gjendet në agjendën e samitit të NATO-s në korrik.

Ai theksoi se anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord që Maqedonia të pranohet me anëtarësim të plotë, nëse gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin.

Megjithatë përfaqësuesi i NATO-s ka thënë se vendimet e Aleancës sillen njëzëri dhe për këtë duhet drita e gjelbërt edhe nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat