SPP: Policëve nuk u është paguar puna jashtë orarit

Maqedonia

SPP: Policëve nuk u është paguar puna jashtë orarit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:12
Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Policisë sot akuzoi se rreth 1500 përfaqësues të policisë nuk u është paguar puna jashtë orarit.

Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev, deklaroi se sipas informacioneve të tyre ka një numër të madh të stacioneve ku policëve nuk u është paguar puna jashtë orarit.

“Paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që urgjentisht të fillojë me vlerësimin e gjitha listave të dorëzuara, që kanë të bëjnë me orët e punuara jashtë orarit të punës nga policët, të cilat akoma janë të papaguara”, tha Delçev.

Ai shtoi se numri më i madh i përfaqësuesve policorë të cilëve nuk u është paguar puna jashtë orarit janë nga Njësiti për reagim të shpejtë, SPB Shkup dhe sektorët tjerë për punë të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat