Maqedonia do të njohë dokumentet e udhëtimit të Interpol-it

Maqedonia

Maqedonia do të njohë dokumentet e udhëtimit të Interpol-it

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:34
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po qëndron në Lyon të Francës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po qëndron në Lyon të Francës, ku është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it, Jürgen Stock.

Sipas tij, vizita dhe takimi në Lion janë mjaft të rëndësishme, dhe se lufta efikase kundër terrorizmit, kriminalitetit, ekstremizmit të dhunshëm varet nga këmbimi i të dhënave dhe informatave.

Spasovski dhe Stock ranë në ujdi që të nënshkruhet një Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Interpol-it për njohje të dokumenteve të udhëtimit të Interpol-it. Me marrëveshjen, Maqedonia njeh dokumentacionin e Interpol-it dhe liron nga viza bartësit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat