Vetëm 27 për qind nga kompanitë në Maqedoni janë pronë e grave

Maqedonia

Vetëm 27 për qind nga kompanitë në Maqedoni janë pronë e grave

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:38
Kompanitë në Maqedoni

 Numri më i madh i kompanive të mëdha dhe të mesme në Maqedoni, respektivisht 73 për qind prej tyre janë pronë e burrave, ndërsa në 67 për qind menaxherë të përgjithshëm. Gratë menaxhojnë në 33 për qind të kompanive, ndërsa 27 për qind janë pronare, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë në kuadër të projektit “Fuqi e barabartë për gratë”, në realizim të Institutit për studime komunikuese – Shkup dhe Institutit Izida Vita nga Sllovenia.

Për këtë shkak, siç potencojnë nga Instituti për studime  komunikuese – Shkup do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti me qëllim të ngritjes së vetëdijes së barazisë gjinore në kompanitë e mëdha dhe të mesme në Maqedoni dhe transmetimin e përvojave pozitive nga Sllovenia dhe nga vendet e tjera në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të këtij projekti nesër në Shkup do të mbahet “Konferenca e parë ndërkombëtare për barazinë gjinore”.

Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë dhe ka përkrahje të madhe nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup.

Projekti “Fuqia e barabartë për gratë” filloi të realizohet në vitin kur shënohet 25 vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Sllovenisë dhe Maqedonisë dhe do të zgjatë në 2,5 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat