New York, takohen grupet negociuese Maqedoni-Greqi, diskutojnë çështjen e emrit

Maqedonia

New York, takohen grupet negociuese Maqedoni-Greqi, diskutojnë çështjen e emrit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 08:45
Ilustrim

Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë vazhdojnë sot në New York, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz.

Pas periudhës trevjeçare të ndalesës, këto bisedime rifilluan në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel.

Më herët, Nimetz deklaroi për televizionin grek ERT se nuk do të ketë propozim të ri në tavolinë, por do të shqyrtohen idetë e vjetra të diskutuara në takimet paraprake.

Klima pozitive në Athinë e Shkup për të zgjidhur këtë çështje ka rritur shpresat se një pajtim do të arrihet dhe do të merr fund kjo histeri shumëvjeçare e çështjes së emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat