Akademi solemne për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Akademi solemne për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:27
Skënderbeu

Akademi solemne me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut do të mbahet sot pasdite në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjalime do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani dhe drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjeorgjiev.

Me këtë rast do të publikohet edhe pulla postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

BDI ka paralajmëruar shënimin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Shkup, ku do të merr pjesë edhe Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat