Bujqit në Maqedoni edhe me borxhe ndaj DAP do të marrin subvencione

Maqedonia

Bujqit në Maqedoni edhe me borxhe ndaj DAP do të marrin subvencione

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Bujqit tani nuk do të jenë të obliguar që së pari t’i shlyejnë obligimet ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publik (DAP), që më pas të mund të marrin subvencione.

Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili do t’u mundësojë bujqve që të marrin subvencione edhe me borxhe ndaj DAP-it.

“Propozohet që për shfrytëzuesit e mjeteve të ndërpriten të vlejnë kushtet për obligime të shlyera në baza të tjera të cilat nuk janë në sferën e bujqësisë, respektivisht obligime për të cilat është kompetente DAP dhe kushti për obligime të shlyera në bazë të marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet kompensuese nga ndihma e huaj, për të cilën është kompetente ministria”, thuhet në porpozim-ligj.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin për buqësi dhe zhvillim rural është në procedurë paraqeveritare.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të mundësohet pagesa efikase dhe në kohë e subvencioneve për bujqit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat