Tarçullovskit i refuzohet kërkesa për të ndjekur fjalimin e Sekretarit të NATO-s

Maqedonia

Tarçullovskit i refuzohet kërkesa për të ndjekur fjalimin e Sekretarit të NATO-s

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:25
Gjykata

Gjykata nuk i ka dhënë leje deputetit Johan Tarçullovski që nesër të ndjek fjalimin e Sekretarit të NATO-së Jens Stoltenberg në Kuvend.

“Duke vepruar me kërkesë të të akuzuarit J.T që të merr leje nga gjykatësi i procedurës paraprake të largohet nga vendi ku po e vuan masën e paraburgimit shtëpiak, në mënyrë që të ndjek fjalim në Kuvendin e Maqedonisë, gjykatësi i procedurës paraprake Nenad Saveski i cili vepron në bazë të kërkesës, ka njoftuar personin se nuk i lejon të largohet në kohë të caktuar, nga vendi ku po e vuan dënimin e shqiptuar”, ka thënë Gjykata themelore Shkupi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat