Dimovski do të dëshmojë për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Dimovski do të dëshmojë për ngjarjet e 27 prillit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:50
Ljupço Dimovski

Deputeti i Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski, është ftuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

Dimovski duhet të sqaroj se çfarë veprimesh ndërmori më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Atij i është vazhduar paraburgimi shtëpiak.

Gjatë javës, dëshmi dhanë edhe deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska. Të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, që është e dënueshme me më së paku 10 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat