Zv.Kryeministri Lika takon përfaqësues të Dhomës Amerikane Tregtare

Maqedonia

Zv.Kryeministri Lika takon përfaqësues të Dhomës Amerikane Tregtare

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:31
Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, pritën në takim pune Delegacionin të Dhomës Amerikane Tregëtare në Shqipëri

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (17.01.2018) në orët e pasditës pritën në takim pune Delegacionin të Dhomës Amerikane Tregëtare në Shqipëri

Në këtë takim, përfaqësues të Delegacionit dhe zëvendëskryeministri Lika disktuan rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit të përvojave midis Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Paralelisht, zëvendëskryeministri z. Hazbi Lika bëri një përmbledhje të përparësive dhe mundësive që ofron Maqedonia për zgjerimin e komunitetit të biznesit.
“ Duke marrë parasysh kushtet konkuruese që Maqedonia ofron, ku përfshihet, pozita strategjike gjeografike, regjistrimi i shpejtë i kompanive, shteti me taksat me të ulëta në Evropë, stabiliteti makroekonomik si dhe klimën pozitive politike për ripërtrirje të sektorit privat, mund të them se shteti ynë është i gatshëm të përmbushë kërkesat e komunitetit të biznesit .“ – u shpreh z. Lika.

Në vazhdimësi, përfaqësuesit e kompanive të rajonit dhe kompanive ndërkombëtare, bënë paraqitjet e kompanive të tyre dhe mundësive për investim që ata shohin në Republikën e Maqedonisë. Njëherit u diskutua edhe për lehtësimet e mundshme ligjore që do të mundësojnë në zhvillimin sa më të lehtë të procedurave juridike të bizneseve, si një masë e nevojshmë për tërheqje më të madhe të investitorëve të jashtëm.

Së fundmi, zëvendëskryeministri Lika shprehu gatishmëri politike për të qenë krah i djathtë i sektorit privat, me stimulimit e të cilit do të arrihet stabilitet më i lartë ekonomik dhe standard më i lartë i jetesës në Republikën e Maqedonisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat