Stoltenberg: Maqedonia ta zgjedh çështjen e emrit për të hyrë në NATO

Maqedonia

Stoltenberg: Maqedonia ta zgjedh çështjen e emrit për të hyrë në NATO

Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:31
Pamje nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca nuk ka një plan B, për hyrjen e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit me Greqinë.

“Çështja e emrit me Greqinë duhet të zgjidhet”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në Shkup.

“Nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në NATO. Kjo u diskutua në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, më pas u përsërit në samitin në Uells në vitin 2014 dhe në Varshavë në vitin 2016″, thksoi Stoltenberg duke shtuar se nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në Aleancën e Atlantikut.

Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e vlerësoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s si “të rëndësishme për inkurajimin e vërtetë dhe mbështetjen për pritshmëritë e vendit se viti 2018 do të jetë vit historik për Maqedoninë, për rajonin, për NATO-n dhe BE-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat