Maqedoni, rritet qarkullimi në industri

Maqedonia

Maqedoni, rritet qarkullimi në industri

Më: 19 janar 2018 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Qarkullimi në industri në periudhën janar – nëntor të vitit 2017 në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2016 është rritur për 6,3 për qind, derisa në nëntor të vitit 2017 në krahasim me nëntorin e vitit 2016 shënon rritje prej 2,6 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi në industri në tregun vendor në nëntor të vitit 2017 në krahasim me nëntorin e vitit 2016 shënon rënie prej 7,2 për qind, ndërsa qarkullimi në tregjet e huaja është rritur për 4,9 për qind.

Shikuar sipas sektorëve, qarkullimi në Minierë dhe nxjerrjen e gurëve është rritur për 5,4 për qind, ndërsa në Industrinë e përpunimit është rritur për 2,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për katër për qind dhe te Prodhimet kapitale për 4,6 për qind, derisa rënie shënon te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,2 për qind dhe te Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,5 për qind.

Qarkullimi në nëntor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2017 është i pandryshueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat