Zaev: Koha është të çojmë deri në fund proceset

Maqedonia

Zaev: Koha është të çojmë deri në fund proceset

Më: 19 janar 2018 Në ora: 10:15
Zoran Zaev dhe Jens Stoltenber

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se këtë vizitë të tij e konsideron si kyçe pasi viti 2018 do jetë vit historik për Maqedoninë, por edhe NATO-n e BE-në.

"Koha është të çojmë deri në fund proceset, ne jemi të gatshëm të punojmë bashkë në atë qëllim. Maqedonia aktivisht do të merr pjesë në misionet paqeruajtëse, theksova përkrahjen që Maqedonia ka pasur me qëllim të arrijë standardet dhe kriteret për në NATO", ka thënë Zaev.

Sipas tij, Maqedonia me përkrahjen e partnerëve strategjik krijoi kushte që ftesa për anëtarësim të mos vihet në pikëpyetje."Maqedonia dhe qytetarët e saj u ngritën mbi krizën dhe kthyen shpresën. Riafirmuam besimin në euro- integrimet. Qeveria krijon kushte për konsensus nacional për integrimet tona në NATO. Punojmë që Maqedonia të jetë anëtare e 30-të e NATO-s", ka shtuar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat