MPJ: Propozimet e Nimetz për emrin do të shqyrtohen

Maqedonia

MPJ: Propozimet e Nimetz për emrin do të shqyrtohen

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:28
Qeveria e Maqedonisë

Idetë e reja për zgjidhje të kontestit me emrin që ndërmjetësi Mathew Nimetz paraqiti në bisedimet në Nju-Jork nuk mund të komentohen publikisht para një analize të hollësishme dhe një qëndrimi të studiuar të kreut të shtetit, njoftoi Ministria e Jashtme maqedonase, pasi kryenegociuesi i palës maqedonase, Vasko Naumovski e vlerësoi propozimin e Nimicit si ”jodinjitoz”.

“Në pajtim me rregullat e pashkruara të diplomacisë, idetë e ndërmjetësit nuk komentohen publikisht para një analize të hollësishme dhe një qëndrimi të studiuar të kreut të shtetit”, theksuan dje nga MPJ.

Sipas MPJ-së, ”pjesëmarrja në procesin për tejkalimin e dallimit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë kërkon shkallë të lartë profesionalizmi dhe përgjegjësie. Ndërtimi i urave dhe hapja e dyerve drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike të vendit kërkon durim dhe përkushtim”.

Për BDI-në, kjo deklaratë është e nxituar, për VMRO-DPMNE-në është deklaratë e cila duhet të kuptohet seriozisht, përderisa në LSDM, ndërkaq, vlerësojnë se propozimi duhet të shqyrtohet dhe pastaj të jepen konstatime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat