Maqedoni, të hënën fillon gjysëm vjetori i dytë për nxënësit

Maqedonia

Maqedoni, të hënën fillon gjysëm vjetori i dytë për nxënësit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Me përfundimin e kësaj fundjave do të përfundojë edhe pushimi dimëror për nxënësit në Maqedoni. Nga e hëna nxënësit do të kthehen në bankat shkollore, për ta filluar gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18.

Mësimi në këtë vit shkollor do të zgjasë deri 9 qershor, prej edhe kur fillon pushimi veror.

Në gjysëm vjetorin e dytë shkollat do të duhet të punojnë dy ditë të shtuna, të cilat Ministria e Arsimit i ka planifikuar të jenë më 17 mars dhe 14 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat