”Nimetz ka shkelur rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit”

Maqedonia

”Nimetz ka shkelur rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit”

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:13
Matthew Nimetz

Lëvizja Popullore për Maqedoninë dënon, siç thotë, shkeljen e Rezolutës 817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz, në lidhje me propozimet e tij për kontestin me emrin.

“Sipas Rezolutës 817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, M. Nimetz nuk ka mandat të bëjë propozime për shkak se ai është i autorizuar që të ofrojë “shërbime më të mira”, duke nënkuptuar se Nimetz nuk ka të drejtë të imponojë propozime formale për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, por duhet të veprojë si pavarur duke përcjellë takimet e veçanta, qëndrimet dhe propozimet nga njëra palë te tjetra duke u përpjekur për të sjellë palët për të kontaktuar në mënyrë që të ketë bisedime të drejtpërdrejta”, kumtojnë LPM.

Nga partia politike shtojnë se propozimet e Nimetz janë ligjërisht të pavlefshme për shkak të shkeljes së Rezolutës 817 nga 7 prill 1993, me të cilën Këshilli i Sigurimit i OKB-së rekomandon pranimin e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat