Ministri i ri i Shëndetësisë paralajmëroi rindërtim të spitalit “Shën Erazmo” në Ohër

Maqedonia

Ministri i ri i Shëndetësisë paralajmëroi rindërtim të spitalit “Shën Erazmo” në Ohër

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:54
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi takim pune me udhëheqësinë e institucioneve shëndetësore në Ohër.

Qëllimi i vizitës është të njoftohet me punën e institucioneve shëndetësore, përmes bisedës me ekipet menaxhuese për problemet në punë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në spitalin “Shën Erazmo” biseduam për rrjedhën e rindërtimit të objektit, si do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore, si dhe për nevojën e këtij institucioni për kuadër adekuat, edukim, rritje të cilësisë së shërbimeve që ofrohen dhe vendosjen e shërbimeve të reja”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se punimet ndërtimore do të vazhdojnë, si dhe për gjetjen e mënyrës më efikase të kryerjes sv tyre pa pengesa për vazhdimin e punës së këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat