CIVIL dënon gjuhën e përdorur në protestën e sotme

Maqedonia

CIVIL dënon gjuhën e përdorur në protestën e sotme

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:31
Protesta ne Shkup

CIVIL dënon fuqishëm siç e quajnë ata karakterin ultranacionalist i paraqitjeve publike dhe në rrjetet sociale me të cilat karakterizohen “tvrdokorni” dhe të tjerët si ta.

Sipas CIVIL, demokracia nënkupton lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të protestuar, por edhe sundimin e ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e njeriut.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen nga çdo lloj dhune dhe gjuhe urrejtjeje ndërsa organizatat e shoqërisë civile ta mbështesinë reagimin tonë kundër gjuhës së urrejtjes dhe urrejtjes etnike në vend.

Kërkojmë që institucionet të marrin masa vendimtare kundër autorëve të krimeve të urrejtjes, si dhe kundër atyre që përhapin ose inkurajojnë fjalimin e urrejtjes”, thuhet në reagimin e CIVIL.

Për CIVIL, thirrjet direkte dhe indirekte për dhunë, gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe akuzat e institucioneve dhe vendeve fqinje për fashizmin dhe kualifikimet e tjera janë të papranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat