Gazeta greke shokon ballkanin, publikon hartën që e ndanë Maqedoninë

Maqedonia

Gazeta greke shokon ballkanin, publikon hartën që e ndanë Maqedoninë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 06:30
Maqedonia, ndarja

Gazeta greke e së dielës “Eleftheri ORA”, e cila është e afërt me Kishën Ortodokse të Greqisë dhe me partitë e djathta ekstremiste, ka botuar hartën e ndarjes së Maqedonisë midis Shqipërisë, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë.

Ajo që bie në sy është se pjesën më të madhe kjo gazetë shkruan se i takon Greqisë, ndërsa shqiptarëve një pjesë të vogël. Botimi një harte të tillë të shoqëruar me idenë për ndarjen e Maqedonisë në prag të misedimeve greko-sllavomaqedonase për zgjidhen e emrit, anëtarësimin në NATO dhe takimit të shumpritur të Zaevi-Tsipras është një provokim i rëndë për paqen në Ballkan.

Shpresojmë se kjo është një shaka apo lajthitje si pasojë e të ftohtit dhe ekonomisë së rënduar të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat