Komuna e Çairit me aksion për krasitjen e drunjve përgjatë rrugës “Kemal Sejfulla” dhe në disa rrugë të tjera

Maqedonia

Komuna e Çairit me aksion për krasitjen e drunjve përgjatë rrugës “Kemal Sejfulla” dhe në disa rrugë të tjera

Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:20
Çairi

Komuna e Çairit  njofton qytetarët e saj se nga dita e sotme dhe deri në ditën e mërkurë (22.01.2018 - 24.01.2018) me fillim në ora 08:00 përgjatë këtyre tre ditëve do të realizohet aksioni i rradhës për krasitjen e drunjve përgjatë rrugës Kemal Sejfulla nga të dyja anët dhe nga udhëkryqi i rrugës "Xhon Kenedi" deri në udhëkryqin e rrugës "Brigada e Dytë Maqedonase".

Gjithashtu shtojnë se aksioni realizohet në bashkëpunim me NP "Parqet dhe gjelbërimet" dhe NP "Parkingu i Qytetit" që do të bëjë zhvendosjen e veturave të parkuara përgjatë kësaj zone. Qëllimi i aksionit është të bëhet krasitja e degëve të drunjve të gjelbërimit publik që e pengojnë ndriçimin në orët e natës dhe nuk e ndriçojnë mjaftueshëm rrugën dhe shtigjet për këmbësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat